Bëhet ekzekutimi i pagave nga Buxheti i shtetit për nder të fillimit të vitit të ri shkollor

Ekonomia August 30, 2018 - 13:48
Lexo detajet

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin gusht, transmeton “Zeri.info”.

Për nder të fillimit të vitit të ri shkollor, ekzekutimi i pagave është bërë më herët se ekzekutimi i rregullt i tyre.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza, të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ju uron suksese dhe fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. /ZERI