Qendra e bizneseve 'Frutex' ndihmon me 5000 euro familjet e prekura nga vërshimet

Ekonomia August 17, 2018 - 13:47
Lexo detajet

Si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut nga uji janë vërshuar shumë shtëpi e biznese në qytet dhe fshatra të Komunes se Suharekes. 

Qytetaret janë përballur me një natë të rëndë duke pësuar shumë dëmtime materiale nga këto vërshime. 

Me qëllim që sa do pak ti dalin në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet, kryetari i Qendrës së Bizneseve në Suharekë Shaqir Palushi, ka thirru mbledhjen e bordit. 

Nga takimi i sotëm është vendosur që nga fondi i saj të ndahen 2500 €. 

Po ashtu edhe disa kompani, anëtarë të kësaj qendre, nga buxheti i tyre kanë nda mjete për familjaret në nevojë. Kompania FRUTEX ka nda 1000 €,

Graniti 500 euro, Solid 500 euro, Vllesa 200 euro, Muqa Solar 100 euro, Frigoterm 100 euro dhe Agronomi 100 euro.

Nga ky aksion janë mbledhur 5000 €, të cilat do të shkojnë te familjet e prekura nga vërshimet.

Qendra e Biznesit i bënë thirrje edhe bizneset tjera qe ta mbështesin këtë aksion.