Sondazh: Qytetarët vlerësojnë HIB Petrol si ofruesin më cilësor të derivateve në Kosovë

Ekonomia August 15, 2018 - 15:16
Lexoni më shumë detaje

Në një sondazh të fundit të realizuar nga organizata zvicerane ICERTIAS, qytetarë të Kosovës u pyetën se çfarë do të blinin nëse do të kishin pasuri pafund dhe nëse do të merrnin në konsideratë vetëm cilësinë e një produkti ose shërbimi gjatë blerjes. Si u përgjigjën ata?

Në kategorinë komericale të sonazhit QUDAL, përkatësisht në kategorinë për ‘Pikë Karburanti’, krahas të gjitha brendeve të pikave të karburantit në treg qytetarët e Kosovës e vlerësuan kompaninë HIB Petrol si ofruesin e cilësisë absolutisht më të lartë për derivate dhe produktet dhe shërbimet e tjera të cilat HIB i ofron.

“Ne jemi shumë të lumtur që qytetarët e Kosovës edhe zyrtarisht e kanë ri-konfirmuar besimin e tyre në HIB Petrol. Ky është vlerësimi më i mirë që ne mund ta marrim, meqë i njëjti është dhënë nga blerësit dhe konsumatorët tanë të përditshëm, çofshin ata individual apo të bizneseve. Misioni ynë përmbushet plotësisht vetëm në rastet si këto, kur konsumatorët vit pas viti e vërtetojnë se zgjedhja e tyre absolute mbetet HIB Petrol” ka thënë Hysen Lajqi, drejtor ekzekutiv në HIB Petrol.

Ky sondazh u realizua nga ICERTIAS – International Certification Association GmbH (www.icertias.com) në të gjithë territorin e Kosovës gjatë muajve janar dhe prill 2018, duke përfshirë rreth 1,200 qytetarë të Kosovës të moshës  mbi 15 vjeç.

Sondazhi i tregut nga QUDAL nuk matë as përqindjen në treg (shitjet), as fuqinë e një brendi, por ekskluzivisht eksperiencën e konsumatorit dhe opinionin se çfarë dhe kush ofron për ta nivelin më të lartë të cilësisë në kategori të caktuara në vendin e tyre.