Edi Rama publikon foton e parë të aeroplanit ‘Air Albania’

Ekonomia August 14, 2018 - 23:54
Kështu duket aeroplani 'Air Albania'

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar foton e parë të një aeroplani të linjës “Air Albania”.

Projekti për linjën “Air Albania”.është bërë publik nga kryeministri Rama kohë më parë gjatë një vizite që ai kishte në Turqi.

Ashtu siç e kishte prezantuar edhe kohë më parë Rama, krahët dhe bishti i aeroplanit janë me ngjyrë të kuqe dhe me detaje të zeza, duke u ngjasuar krahëve të shqiponjës dykrenare.

“Turkish Airlines” po ndihmon qeverinë shqiptare në themelimin e kompanisë vendase të fluturimeve.

Linja ajrore shqiptare pritet që të operojë me çmime standarde, duke mos ndikuar në uljen e çmimeve.

Image

Image