Kushtëzimet pa bazë ligjore

Ekonomia August 12, 2018 - 15:16

Avokati i Popullit më 20 mars 2017 kishte publikuar Raportin me Rekomandime lidhur me kushtëzimin e qytetarëve nga komunat për pagesën e tatimit në pronë të paluajtshme, me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Në Raportin me Rekomandim, Avokati i Popullit kishte gjetur se kushtëzimi nga ana komunave, që detyron qytetarët të paguajnë tatimin në pronë, në mënyrë që atyre t’u lëshohet dëshmia për pagesën e taksës komunale, të nevojshme për regjistrimin e automjetit, nuk është një mënyrë e ligjshme për vjelje të tatimit në pronë dhe se një mënyrë e tillë e vjeljes së tatimit në pronë anashkalon ligjet me te cilat rregullohet vjelja e tatimit në pronë të paluajtshme, raporton zëri.info.

Gjatë trajtimit të kësaj çështje Avokati i Popullit kishte hasur, në mes tjerash, në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), të datës 20 qershor 2012, sipas të cilit komunat kanë të drejtë të bëjnë kushtëzime në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e saj, atëherë kur vlerësojnë se një veprim të tillë arrihet qëllimi i interesit publik, i cili interes realizon para së gjithash nevojat e qytetarëve të saj, por duke mos dëmtuar drejtpërdrejt të drejtat dhe liritë e njeriut, raporton zëri.info.

Sipas po të njëjtit qëndrim kushtëzimet për ofrimin e shërbimeve të qytetarëve nga ana e komunave për kryerjen e obligimeve të tyre ndaj ndërmarrjeve publike komunale me pagesën e tatimit të pronë, nuk ka bazë ligjore dhe si të tilla nuk mund të aplikohen.

Avokati i Popullit kishte rekomanduar nga MAPL që të ndryshojë këtë qëndrim pasi që ka konsideruar se kushtëzimi nga ana e komunave për pagesën e tatimit në pronë nuk ka mbështetje në ligj.

Avokati i Popullit nuk është informuar nëse ky qëndrim i MAPL ka ndryshuar, por së fundi është vënë në dijeni se tani aplikohen edhe kushtëzimet për pagesën e borxheve të ndërvarjeve publike, raporton zëri.info.

Sidoqoftë, Avokati i Popullit konsideron se kushtëzimi i qytetarëve për pagesë e borxheve nga ana e ndërmarrjeve publike, po ashtu nuk ka mbështetje në ligj dhe se çfarëdo që është konstatuar në Raportin me Rekomandime të Avokatit të Popullit lidhur me kushtëzimet e qytetarëve për pagesën e tatimit në pronën e paluajtshme, përshtashmërisht vlen edhe për kushtëzimin për pagesën e borxheve ndaj ndërmarrjeve publike, raporton zëri.info.

 

Hap hetim për rastin

 

Për dallim nga kushtëzimet për pagesën e tatimit në pronën e paluajtshme e cila nuk ishte përcaktuar me ligj, kushtëzimet për regjistrimit të automjeteve dhe kushtëzimit me pagesën e gjobave për kundërvajtje, e cila ka filluar të aplikohet nga data 1 qershor 2018 parashihen me Ligjin për Automjetet Nr.05/L-132, neni 43, i cili përcakton se pronari i mjetit nuk mund të bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor. Me gjithë faktin se kushtëzimi për pagesën e gjobave të kundërvajtjes është përcaktuar me ligj të miratuar nga Kuvendi, dhe për shkak se një kushtëzim i tillë do të mund të paraqiste kufizim të ndonjë drejtë të garantuar, Avokati i Popullit ka hapur rastin për hetim. Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton, se kufizimet përveç se duhet të bëhen me ligj ato mund të bëhen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi, se kufizimet duhet të jenë proporcionale me rëndësinë e qëllimit të kufizimit, dhe se kufizimet e tilla nuk bënë assesi të mohojnë esencën e së drejtës së garantuar. Avokati i Popullit premton se do të njoftojë publikun lidhur me gjetjet nga hetimi i sipërpërmendur, raporton zëri.info / Zëri