Komuna e Obiliqit në përkrahje të fermerëve

Ekonomia August 03, 2018 - 15:33
Lexo detajet

Komuna e Obiliqit vazhdon me përkrahje ndaj fermerëve edhe këtë vit prandaj sot kryetari i Komunës Xhafer Gashi së bashku me drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural - Ferit Hashani, bëri shpërndarjen e dyzet(40), multikultivatorëve për fermerët përfitues të Komunës së Obiliqit.

Kryetari Gashi, uroi fermerët përfitues dhe u premtoi se do të jenë përkrahës duke i mbështetur në vazhdimësi.

Në anën tjetër fermerët e falënderuan kryetarin Xhafer Gashi dhe stafin e drejtorisë së Bujqësisë, për punën që po e bëjnë në mbështetje të fermerëve dhe bujqësisë në përgjithësi.