VV: Qeveria duhet ta zbatoj rezolutën për ndërmarrjet Posta dhe Telekomi i Kosovës

Ekonomia July 31, 2018 - 13:53
Lexo detajet

Lëvizja Vetëvendosjes ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka folur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili duke folur për rezolutën e miratuar ka thënë që duhet të vihet në funksion që të shpëtohet Telekomi i Kosovës dhe Posta e Kosovës, raporton “Zëri.info”.

“ Siç e dimë të gjithë në Kuvendin e Kosovës është miratuar një rezolutë me 12 pika për ta shpëtuar Telekomin e Kosovës, sesi kjo ndërmarrje del nga kriza në binarë , dhe me 12 korrik kjo rezolutë u votua në kuvend,kjo ishte fitore për Kuvendin dhe Republikën, në bazë kërkonim që të tërhiqen anëtarët aktual dhe të emërohen anëtarë ta kualifikuar, auditori të filloj auditimin, qeveria ti jap fund marrëveshjes abuzive të telekomit me kompaninë Zmobile, prokuroria të merret me krimin ekonomik në Telekom dhe në veçanti kontratën mes Telekomit dhe Kompanisë Zmobile” tha Kurti.

Salem Lepaja, njohës i çështjeve ekonomike tha që kjo  rezolutë është shumë e rëndësishme.

“Menjëherë pas emërimit të Gent Bekollit për kryshef ekzekutiv kemi reaguar sepse është emëruar një person jokompetent dhe ky emrin tregon që qeveria nuk është e interesuar ta nxjerrë nga kriza Telekomin e Kosovës, ne kemi kërkuar interpelancë për Telekomin dhe për Postën e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij është urgjente zbatimi i 4 i kësaj rezolute.

“Qeveria 15 ditë pas miratimit të kësaj rezolute ngre shtabin e menaxhimit të kësaj krize, duke ngrirë pozitat udhëheqëse dhe angazhim konkret për këtë çështje , sot janë bërë 20 ditë dhe ende nuk është marrë asnjë hap në këtë çështje”, tha ai./ZËRI/