Vetëvendosje kritikon ligjin e ri për pagat

Ekonomia July 25, 2018 - 13:14
Lexoni më shumë detaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në një konferencë për medie gjatë ditës se sotme ka kritikuar Projektligjin për pagat që ka për qëllim nivelizimin e pagave në vend raporton "Zeri.info".

"Tashmë është evidentuar në vazhdimësi që një nga problemet më të mëdha në vend është pabarazia në sektorin e pagave. Lidhur me këtë Qeveria ka përgatitur një projektligj i cili nuk arrin të i zgjidh këto probleme në sektorin e pagave pasi është gjysmak dhe i paraqartë", tha Nagavci.

Sipas Nagavcit projektligji i ri për pagat është i paqartë, jo i plotë dhe i pakuptimit, gjë që sipas saj e shton konfuzitetin e pagave në sektorin publik. /Zeri/