Formohet grupi punues për ndryshimin e ligjit për automjete

Ekonomia July 25, 2018 - 12:30
Lexoni më shumë detaje

Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, ka formuar grupin punues për shqyrtimin dhe ndryshim-plotësimin e ligjit për automjete.

Me kërkesë të kryetares së këtij komisioni, Sala Berisha-Shala, në krye të grupit punues është emëruar Muhrtrem Nitaj i AAK-së, raporton Zëri. Info

Ndërsa, anëtarë tjerë në përbërje janë edhe deputetët: Dardan Sejdiu, Memli Krasniqi dhe Mimoza Kusari-Lila.

Gjatë kohës sa diskutohej për grupin punues, anëtari i këtij komisioni Muharrem Nitaj pati një kërkesë interesante jashtë kornizave të diskutimit.

Nitaj kërkoi që anëtarët të ulen një rend, pa pasur dallime në bazë të pushtetit që zotërojnë.

"Mos i rendisni grupet pozitë-opozitë. Pozita këndej opozita andej", ka thënë Nitaj.

Pro grupit punues votuan të gjithë anëtarët.

Ndërsa, aktualisht po bëhet shqyrtimi i projektligjit për shërbime postare. /Zëri/