Presin reagimin e MI-së ose vazhdojnë me protesta kundër bllokimit të rrugës

Ekonomia July 21, 2018 - 16:49
Lexo detajet

Banorët e fshatit Paldenicë të Hanit të Elezit kanë protestuar sot kundër mbylljes së rrugës.

Ata janë ankuar se kompania Bechtel Enka, ua ka bllokuar rrugën duke i lënë kështu të bllokuar.

Organizatorët e protestës kanë thënë që nuk janë marrë vesh me Bechtel&Enka dhe kanë njoftuar se këto protesta do të vazhdojnë por po presin se si do të reagojë Ministria e Infrastrukturës.

“Nëse s’i merr [Bechtel&Enka] parasysh kërkesat tona, ne do të vazhdojmë me protesta radikale”, ka thënë njëri prej organizatorëve të protestës, Xhevdet Ramuka. /Klankosova