Hotel Emerald zgjerohet me hapësira të reja moderne

Ekonomia July 21, 2018 - 14:01
FOTO

Hoteli më i mirë pesëyjesh në Kosovë, Emerald Hotel tani është bërë edhe me më shumë hapësira të reja moderne, të cilat ofrojnë një përvojë krejtësisht të re dhe të pa provuar më parë.

Pjesa e re e zgjeruar e Hotel Emerald është hapur prej datës 1 korrik, dhe tani ofron edhe 53 dhoma dhe suita të reja luksoze, si dhe një Suitë Presidenciale të nivelit më të lartë. Përveç kësaj, vizitorët që tani më e kanë bërë pishinën e Emeraldit si vend të tyre të preferuar gjatë verës, tani kanë edhe më tepër hapësirë pas dyfishimit të kapaciteteve.

Në pjesën e re të sapo hapur ofrohet edhe një sallë luksoze e cila 

përmbush nevojat për ngjarje të ndryshme, çoftë gazmore por edhe të konferencave dhe takimeve të ndryshme të punës.

Një rëndësi e veçantë gjatë zgjerimit i është dhënë edhe hapësirave të SPA qendrës e cila tërheq vëmendjen e çdo vizitori.

Njëri ndër mysafirët e rregullt të Emeraldit tha se “ ky është hoteli ku e ndiejmë veten si në shtëpi të dytë, mirëpo me gjithë këtë atraksion që posedon na bënë ta veçojmë si shtëpi të parë”.

“Me hapësira të reja, të zgjeruara, Hotel Emerald po konfirmohet edhe një herë si hoteli më i mirë në Kosovë” ka thënë Hatab Prekazi, drejtor ekzekutiv në Hotel Emerald. “Investimi i jashtëzakonshëm që është bërë për këtë zgjerim të kapaciteteve të hotelit, do të na mundësojë të përmbushim sa më shumë prej kërkesave në rritje të klientëve tanë si dhe akomodim dhe shërbim të më shumë mysafirëve, të cilët duan ta shijojnë pishinën, dhomat, restoranin, sallat apo hotelin në përgjithësi, si një resort të vetëm të këtij lloji në vendin tonë”

Shërbimi me një përkushtim të veçantë ndaj çdo klienti me të cilin dallohet Emeraldi, tani mund t’ia ofrojë edhe më shumë vizitorëve. 

Image

Image