Lekaj tregon se kur do të përfundojë autostrada e Gjilanit

Ekonomia July 20, 2018 - 15:33
Lexo detajet

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar sot punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan, transmeton “Zëri.info”.

Lekaj ka thënë se kjo autostradë do të përfundojë në kohë rekorde dhe sipas dinamikës së paraparë me kontratë. Lekaj po ashtu ka thënë se sa i përket Ministrisë së Infrastrukturës të gjitha procedurat dhe punët janë kryer dhe se dinamika e punëve është e kënaqshme në këtë fazë të projektit.

Lekaj duke e vizituar trasenë përgjatë tërë projektit ka takuar edhe banorët të cilët janë pronarë të tokave bujqësore, e të cilët kanë treguar mirëkuptim me qëllim të vazhdimit të punimeve edhe në ato pak segmente ku ka pengesa nga pronarët e tokave.

Ministri Lekaj tha se qeveria Hradainaj është e vetmja qeveri që i ka filluar së ndërtuari gjashtë autostrada në të njëjtën kohë dhe të cilat krahas shumë projekteve tjera janë ndër projektet që do t’ia ndryshojnë pamjen dhe perspektivën vendit tonë.

Image