Ekonomia

Këto janë pagat që do t'i kenë zyrtarët e vendit me Projektligjin e ri

Këto janë pagat që do t'i kenë zyrtarët e vendit me Projektligjin e ri
19 korrik 2018 • 23 : 28

Lexo detajet

Sipas projektligjit të ri për pagat, i pari për nga pagesa do të jetë i pari i shtetit, pasuar nga kryeministri, kryekuvendar e kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti do të ketë pagë 2868 euro, pagë kjo që mbanë koeficientin 12.

Për një, koeficient më të vogël kanë kryeministri, kryetari i kuvendit e kryetari i Gjykatës Kushtetuese që me projektligjin e ri parashihet të paguhen me 2629 Euro në muaj.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryeprokurori i shtetit, Kryetari i Këshillit gGjyqësor, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial do të marrin pagë prej 2390 Euro.

Posti i zëvendëskryeministrit ka koeficient 9 apo pagë 2151 euro.

Deputetët, ministrat, drejtori i AKI-së, gjyqtarët e gjykatës kushtetuese e ata të supremes parashihet të kenë pagë bazë prej 2031 euro.

Kryetari i kryeqytetit do te ketë pagë 1912, derisa 359 euro me pak do të paguhen kryetarët e komunave të tjera.

Çdo zëvendës ministër do të ketë pagë bazë 1434 euro.

© zëri.info