'Edelweiss' në bashkëpunim me "Eurokoha" tani me fluturime direkte Zurich-Tiranë!

Ekonomia July 19, 2018 - 14:56
Fluturime direkte Zurich-Tiranë!

Shqiptarët në Zvicër kanë arsye për tu gëzuar sepse aviokompania zvicerane “Edelweiss” po ofron fluturime direkte nga Cyrihu-Kloten për në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, që nga prilli i vitit të ardhshëm! Deri më tani duhej të ndërroheshin disa aeroplan për të arritur në kryeqytetin shqiptar.

Ja vlen të udhëtojnë për Shqipëri edhe shqiptarët që jetojnë në Zvicër e që duan të kalojnë pushimet verore në atdheun e tyre ose turistët të cilët dëshirojnë ta njohin një vend me një histori mahnitëse, peizazhe spektakulare dhe plazhe të bukura në Adriatik me çmime shume te volitshme, apo edhe ata biznesmenët të cilët kanë mundësi për investim në një vend ku ekonomia ende ka shumë potencial zhvillimi.

Tani një nga pengesat më të mëdha për një udhëtim në vendin e shqiponjës bie sepse “Edelweiss” fluturon që nga fillimi i sezonit veror që nisë në fund të marsit drejtpërdrejt nga Cyrihu-Kloten në Tiranë, dy herë në javë, të hënave dhe të premteve. Kështu njoftoi dega zvicerane. Deri tani ndërrimi i aeroplanëve ka qenë i lodhshëm dhe ka pasur disa pengesa.

Krejt kjo u mundësua falë një bashkëpunimi mes kompanisë "Eurokoha" si dhe "Kosova Airlines", të cilët si objektiv kryesore kanë zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Shqipëria është e vështirë për t'u arritur nga Zvicra sepse nëse udhëtoni në tokë, atëherë udhëtimi me autobus ose makinë merr shumë kohë. Edhe ata që marrin tragetin nga Italia nuk arrijnë shpejt. Me aeroplan deri më tash lidhjet më të mira ishin nëpërmjet Vjenës (Austri), Beogradit (Serbisë) ose Ljubljanës (Sllovenisë).

Në total orari i fluturimit të linjës ajrore të pushimeve tani mbulon 70 destinacione në 34 vende. 1.8 milionë pasagjerë fluturojnë me Edelweiss çdo vit.