Zbulohen skemat mashtruese me aviobileta

Ekonomia July 12, 2018 - 17:20
Detajet

B. Rr*. kishte mashtruar mijëra pasagjerë me disa agjenci, siç janë Alba Air, Alba reisen, Kosova Airways, Express Airways; R. I., është pronar i agjencisë SKY TRAVEL REISEBURO SHPK me numër biznesi 71267660 ndërsa A. B. pronar i Kosova Airways dhe Ria Travel, që të dyja këto agjenci të njohura për pasagjerët si agjenci mashtruese. (* albinfo.ch i posedon emrat e plotë të të gjithë personave që janë shënuar me iniciale)

Në pikun e verës, kur temperaturat arrijnë mbi 30 gradë, mërgimtarët tanë mendojnë që pushimet e tyre t`i kalojnë pranë familjeve të tyre në Kosovë, aty ku gjejnë ngrohtësinë e cila ju mungon për një vit të tërë.

E dikush tjetër, këtë mall të mërgimtarëve po e pret me padurim që ta shfrytëzojë në maksimum duke menduar se si t`i mashtrojë, ata duke i plaçkitur ata dhe duke i lënë ata në mes të rrugës.

Mashtrimi po u bëhet në biletat e tyre të udhtimit.

Mërgimtarët tanë mundohen të shfrytëzojnë rrugët ajrore si mundësi më e mirë dhe më e lehtë për ta. Por kjo po u del shumë më ndryshe nga çfarë kanë planifikuar ata.

Në vazhdimësi ata po mashtrohen nga agjensione të papërgjegjshme dhe po lihen në mes të rrugës.

Image

Kjo dukuri tashmë po merr përmasa edhe më të mëdha 

Edhe pse kemi agjensione turistike të përgjegjshme dhe serioze të cilat me përgjegjësi shesin bileta duke ju siguruar pasagjerëve një udhëtim komod dhe pa problem, çmimi i lartë i biletave është ai që poshtyn bashkatdhetarët tanë për t`u bërë viktimë e mashtrimit.

Një biletë në kushte normale nga aeroporti i Bazelit, nga agjensionet që operojnë në Prishtinë në mesin e sezonit do të kushtonte rreth 600 CHF. Dhe këto agjensione mashtruese i joshin pasagjerët me çmime, duke filluar nga 350 CHF.

Të njëjten gjë e bëri edhe agjencisë “Germany Airlines”, pronar i të cilës ishte Metehan Marufoglu, me origjinë turke.

Gjithsesi që Metehan M. Nuk kishte mundur të funksiononte i vetëm në tregun kosovar. Në ndihmë i erdhi mashtruesi B. Rr*. i cili kishte mashtruar mijëra pasagjerë me disa agjenci të ndryshme siç janë Alba Air, Alba reisen, Kosova Airways, Express Airways, R. I., i cili është pronar i agjencisë SKY TRAVEL REISEBURO SHPK me numër biznesi 71267660 dhe gjithashtu edhe A. B. pronar i Kosova Airways dhe Ria Travel, që të dyja këto agjenci të njohura për pasagjerët si agjenci mashtruese. (* albinfo.ch i posedon emrat e plotë të të gjithë personave që janë shënuar me iniciale).

Germany Airlines ishte një agjenci udhëtimesh, e regjistruar në shtetin gjerman. Ajo kishte marrë përsipër organizimin fluturimeve Charter nga Zvicra dhe Gjermania drejt Prishtinës.

Si kompani të kontraktuar ajrore kishte kopaninë Electra Airways me bazë ne shtetin bullgar. Ata kishin organizuar shumë mirë skemën e tyre mashtruese.

Por, Metehan M., B. Rr., R. I., N. P. pronar i Aviobileta e cila ishte përgjegjëse për grumbullimin e të hollave dhe A. B. kishin harruar një detaj të vogël i cili do të zbulonte gjithë skemën e mashtrimit.

Ishte pikërisht kjo kompani bullgare e cila kishte dështuar të fluturonte me agjencinë Kosova Airways e cila zbuloi skemën mashtruese.

Po përdornin numrin e fluturimit të kompanive, ma marrëveshje me to

Mashtruesit po përdornin akoma numrin e fluturimeve të kësaj kompanie edhe për Germany Airlines.

Një nga zyrtarët e kompanisë Electra Airways i kontaktuar nga Albinfo.ch mohoi të kishte kontratë me agjencinë Germany Airlines.

Pasi që kompania kishte reaguar tek mashtruesit, ata hoqën menjëherë numrin dhe kodet e fluturimeve të kësaj kompanie.

Të njëjtit persona kishin shpikur edhe agjensione të cilat nuk ekzistojnë fare, për të mbuluar gjurmët e tyre.

Por nuk përfundon e gjitha këtu: Tani mashtruesit po dërgojnë mesazhe në emër të agjensioneve tjera me qëllim dëmtimin e tyre.

Ata po dërgojnë mesazhe në emër të shumë agjensioneve të tjera dhe me numër telefoni të ndryshëm nga ai i vërteti, duke mashtruar pasagjerët dhe duke ju shitur bileta të falsifikuara me emra agjencionesh të ndryshme.

Redaksia posedon dëshmi të mjaftueshme për skemën e mashtrimit me mesazhe dhe posedon mesazhet dhe VIBER ID nga e cila janë dërguar mesazhe për Germania Airways, Prishtina Air agjencione këto të cilat po mashtrojnë pasagjerët.

Skema e mashtrimit vazhdon me një tjetër emër

Pas demaskimit të Germay Airlines, mashtruesit e njëjtë kanë ndryshuar emrin dhe tani ajo quhet GERMANI AIRWAYS.

Germani Airways figuron e regjistruar në shtetin gjerman në emër të Sefa Tuncer. Sefa Tuncer ishte pronar i Express Airways GmbH e regjistruar në Gjermani ku në vitin 2015 së bashku me B. Rr. dhe S. Y.

Për të gjitha skemat e mashtrimit policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukurës janë të njoftuara me kohë.

Albinfo.ch do të vijë edhe me hulumtime të reja dhe do të nxjerrë në pah edhe skema tjera mashtrimesh dhe gjithashtu do të mbajë të informuar të gjithë diasporën kosovare që të mos bëhet viktimë e mashtrimeve nga persona të pandërgjegjshëm.

Image

Image

Image

Image