Nafta më shtrenjtë për 14 centë në krahasim me vitin e kaluar

Ekonomia July 11, 2018 - 19:43
Mësoni më shumë detaje

Derivatet e naftë gjatë muajit qershor u rritën dukshëm në Kosovë.

Edhe të dhënat zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë konfirmuar se nafta në Kosovë ka shënuar rritje të madhe.

Nëse në majin maj, 1 litër naftë ka kushtuar 1.10 euro, në muajin qershor çmimi është ngritur në 1.15 euro.

Ngritje ka shënuar edhe benzina, nga 1.11 në 1.16.

Sipas të dhënave të ASK-së, shihet se çmimi është rritur dukshëm edhe në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, pasi që në qershor të vitit 2017, 1 litër naftë ka kushtuar 1.1 euro, ndërsa benzina 1.05 euro, shkruan lajmi.net.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin qershor të vitit 2018.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.1% në muajin qershor 2018, krahasuar me muajin maj 2018. 

Image