ATK-ja sqaron qytetarët se ç’po ndodhë me rimbursimin e mjeteve nga kuponët

Ekonomia July 11, 2018 - 17:52
Lexoni më shumë detaje

Administrata Tatimore e Kosovës ka dalur me një njoftim për të gjithë qytetarët të cilët aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskalë.

Kjo Administratë bën të ditur se edhe ata të cilët kanë aplikuar për TM2 2018, t’i verifikojnë llogaritë e tyre bankare pasi që kanë pranuar informacione nga disa qytetarë se për TM1 2018, tek disa qytetarë nuk u janë rimbursuar mjetet në llogaritë e tyre.

Një gjë e tillë sipas ATK-së, ka ndodhur pasi kanë ndryshuar politikat e brendshme brenda bankës.

”Me qëllim që rimbursimi i mjeteve të bëhet pa problem, ju lutem sigurohuni që llogaria juaj bankare mund të kreditohet sidomos kur është fjala për rimbursim nga kuponët fiskal. Administrata Tatimore nuk do të merr asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është e mbyllur apo jo funksionale për çfarëdo arsye që bankat mund të deklarojnë”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.

ATK thotë se garanto në informimin se problemi nuk qëndron te verifikimi i pikove, mirëpo tek llogaria juaj bankare.