Ekonomia

Aliu: Të ndryshohet ligji për Trepçën dhe të hartohet statuti i ri

Aliu: Të ndryshohet ligji për Trepçën dhe të hartohet statuti i ri
10 korrik 2018 • 19 : 39

Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Alium drejtuesi i Komitetit për Industri, Nazmi Mikullovci dhe këshilltari për çështje ligjore, Blerim Sallahu, sot kanë vizituar punëtorët grevistë të Trepçës në Stantërg, transmeton “Zëri.info”.

Sipas njoftimit të vetëvendosjes, gjatë kësaj vizite, deputeti Liburn Aliu, u ka thënë punëtorëve grevistë se pajtohet me kërkesat e tyre dhe se gjithashtu nuk pajtohemi me Ligjin aktual për Trepçën as me projektstatutin e miratuar nga Qeveria.

“Ne e përkrahim kërkesën e sindikatës që të ndryshohet Ligji për Trepçën dhe të hartohet statuti i ri duke përfshirë një nga një, kërkesat e punëtorëve”, ka thënë mes tjerash Aliu.

Image 
Image

© zëri.info