Për 7 muaj hakerët iu vodhën shqiptarëve 500 mijë euro

Ekonomia July 06, 2018 - 15:47
Lexo detajet

Hakerat po gjejnë një shtrirje gjithmonë e më të gjerë në vendin tonë. 500 mijë euro iu është vjedhur qytetarëve dhe subjekteve private nga të dhënë e tyre bankare gjatë shtatë muajve të parë të 2018-s.

53 qytetarë dhe biznesmenë nga Tirana kanë rënë pre e vjedhjeve online gjatë 7 muajve të parë të 2018-s. Ndërsa shuma që kanë përfituar hakerat përllogaritet deri në 500 mijë euro.

Edhe pse këto denoncime janë bërë në polici përsëri gjetja e keqbërësve është tepër e vështirë, pasi ata nuk figurojnë brenda territorit shqiptar, por operojnë kryesisht nga vendet e Europës Lindore.

Hetimi për Krimet Kompjuterike në Policinë e Shtetit thekson se rastet e mashtimeve online janë shtuar nga viti në vit, duke i bërë apel qytetarëve dhe subjekteve private të bëjnë kujdes përsa i përket ekspozimit të të dhënave bankare për pagesë në llogari online.

Sulmet më të zakoshme janë ato që ndodhin nëpërmjet klonimit të kartave të kreditit ose atyre të debitit. Vetëm një vit më parë nëpërmjet një pajisje të quajtur “Skimmer”, një shtetas bullgar arrinte të klononte në vendin tonë 2000 karta, duke i shkaktuar një dëm prej 300 mijë euro rrogamarrësve në bankant e nivelit të dytë.

Por mashtrimet online si edhe fshehjet e të ardhurave nga aktivitete kriminale kanë gjetur një përhapje të gjerë javën e fundit në kryeqytet.

Dy persona janë prangosur, një italian dhe një shqiptar, pasi kishin arritur të fshihnin të ardhurat nëpërmjet veprimtarisë fiktive në vlerën e 2.5 milionë eurove. Stefano Lorenzi operonte në fushën e ndërtimit dhe për një periudhë të shkurtër kohore kishte përfituar 1.5 milionë euro, të cilat i ka transferuar nga Hong Kongu, Kina dhe Italia. Dyshimet e prokurorisë janë se ato para vijnë nga aktivitete kriminale, duke kërkuar edhe sekuestrimin e tyre me vendim gjykate.

Ndërsa Klodian Ciruna, kishte përfituar 1 milion euro, pasi i kishte premtuar tre personave leje ndërtimi. 41-vjeçari kishte falsifikuar email-in e një studio avoktatie në Milano, duke arritur të bënte edhe kontrata noterie fiktive për shtitjen e dyqaneve dhe apartamenteve të reja./abcnews.al