HIB Petrol mbështetë fermerët kosovarë

Ekonomia July 05, 2018 - 17:15
Detajet

HIB Petrol sot ka njoftuar se bashkë me komunat e ndryshme të vendit dhe Drejtoritë Komunale të Bujqësisë ka filluar projektin e mbështetjes së fermerëve vendorë të cilët kanë pësuar dëme në rendiment nga breshëri i kohëve të fundit. Ky projekt parasheh lirimin e çmimit të litrit të naftës për 5 cent, për gjithë fermerët e regjistruar.

Përkatësisht, nga bashkëpunimi i HIB Petrol me komunat e ndryshme të Kosovës është bërë e mundur të subvencionohen fermerët lokal, përmes lirimit të çmimet e naftës të cilën ata e paguajnë për mjetet e tyre të punës gjatë fushatës së korrje-shirjeve dhe asaj të mbjelljes vjeshtore në fermat e tyre.

“Në një projekt të përbashkët me komunat, ne e kemi bërë të mundur që fermerët ta blejnë 1L naftë për 5 cent më lirë për fermat e tyre. Dhe kur blerjet bëhen në qindra litra më lirë, atëherë kursimi për fermerët tanë bëhet shumë domethënës, duke mundësuar rritje dhe përparim të biznesit familjar dhe më shumë produkte të freskëta në treg” ka thënë Hysen Lajqi, drejtor ekzekutiv në HIB Petrol. 

“Zbritja e çmimit të naftës do të vlejë gjatë gjithë vitit, pavarësisht luhatjeve të mundshme të çmimeve që mund të pësojnë derivatet në treg” është thënë në deklarimin për media të HIB Petrol. 

Komuna e Ferizaj, përkatësisht drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj është e para që ka filluar me projektin e subvencionimit të fermerëve lokal, ndërsa lirimi i çmimit të naftës për fermerë do të vazhdojë edhe me Komunën e Mitrovicës, Gjilanit, Mitrovicës, Pejës dhe Fushë Kosovës  dhe do të vazhdojë në gjithë vendin.

Procesi për blerjen e naftës me lirim është i thjeshtë dhe mund të bëhet vetëm përmes kartelave të fermerit tek cilado nga pikat e shitjes së HIB Petrol.