Punëtorët e Postës nesër në grevë

Ekonomia July 05, 2018 - 16:21
Lexo detajet

Punëtorët e Postës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se nesër do të mbajnë grevë një orëshe, transmeton "Zëri.info".

Në njoftim po ashtu thuhet se sindikata e këtyre punëtoreve gjatë kësaj kohe do t'i mbyllen të gjitha zyrat postare në Kosovë.

Greva do të fillojë prej orës 13:00 dhe do të zgjatë deri në orën 14:00.

“Kjo grevë njëorëshe është vetëm hapi ynë i parë sindikal që do të pasohet edhe me veprime të tjera sindikale deri në realizimin e plotë të kërkesave të punëtorëve të PK Sh.A.”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Sipas njoftimit të sindikalistëve aktiviteti nuk do të ndalet deri në realizimin e të gjitha kërkesave:

Pagesa e menjëhershme e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës, si obligim ligjor, për humbjet në Shërbimin Universal Postar.

Implementimi i strategjisë së dërguar nga Posta e Kosovës në Qeveri, e cila garanton stabilitet afatgjatë financiar për ndërmarrjen tonë.

Të ndalohet favorizimi i operatorëve privatë për faktin se shërbimet e njëjta Qeveria mund t’i kryej me ndërmarrjen e vet, Postën e Kosovës, me kualitet më të lartë e me kosto më të ultë.

“Greva organizohet për shkak se punëtorët e Postës ende nuk i kanë marrë pagat si pasojë e mos realizimit të obligimeve të Qeverisë dhe institucioneve të tjera ndaj Postës së Kosovës”, thuhet në njoftim.