Haradinaj: E kemi shpëtuar vendin nga një dëm më i madh me ‘Bechtel & Enka’

Ekonomia July 05, 2018 - 13:31
Lexo detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj në seancën e sotme ka lavdëruar ministrin Pal Lekaj për ndarjen e 53 milionë euro për kompaninë Bechtel Enka, pasi që sipas tij, me këtë veprim është ndaluar dëmtimi i mëtejmë i buxhetit të shtetit, raporton “Zeri.info”

“Falënderoj ministrin Leka që i ka thënë fund një gjendje që ka mundur të jetë edhe më e keqe për Kosovën, në etapat që vijnë. I shprehim falënderim gjithë ministrave që kanë marrë pjesë që të kalohet kjo gjendje”, tha Haradinaj duke i kundërshtuar kritikat e opozitës për këtë veprim të Qeverisë së tij.

LEXO EDHE: Haradinaj flet për Bechtel & Enkan, e fajëson këtë subjekt politik

Me këtë rast Haradinaj ka akuzuar zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) se kanë marrë fonde nga pjesa e borxhit dhe i kanë dedikuar për projekte në komunat që drejtohen nga kjo parti.

“Disa të holla janë dërguar në Podujevë te Agim Veliu, pastaj Zharku i ka ndarë disa në Kaçanik. Për këtë ka faj edhe Avdullah Hoti që si ministër i Financave ka lejuar këtë zhvendosje të fondeve”, ka thënë Haradinaj.

“Këtë borxh e ka krijuar qeveria e Isa Mustafës me ministër Lutfi Zharkun. Po ta kishin zgjidh këtë temë, atëherë nuk do ta kisha pasur atë në tavolinë”, ka thënë Haradinaj./ZERI