Ministri Lluka tregon kur do të fillojë ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’

Ekonomia July 04, 2018 - 17:06
Mësoni më shumë shumë detaje

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka folur për projektin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, gjendjen në Telekom, Trepçën si dhe për Ligjin e ri për Ndërmarrjet Publike.

Lluka në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se projekti i Termocentralit “Kosova e Re” nuk do të dështojë sepse sipas Llukës, Kosova nuk ka alternativa tjera për të siguruar energji elektrike.

“Projekti i Termocentralit ‘Kosova e Re’ nuk do të dështojë sepse është qenësore të kemi energji elektrike të mjaftueshme për konsum. Jemi në rrugë të mbylljes së Termocentralit ‘Kosova A’ i cili ndotë ambientin. Nuk mund të qëndrojmë vetëm me blloqet e Termocentralit ‘Kosova B’ sepse do t’i kishim vetëm gjysmën e nevojave konsumuese të energjisë. Prandaj, çdo tendencë për ta anuluar projektin e ‘Kosovës së Re’ do t’i sillte dëme jashtëzakonisht të mëdha vendit. Ky projekt do të vazhdojë. Kemi shpallur fazën parakualifikuese për operatorët të cilët do ta ndërtojnë këtë termocentral”, ka thënë ministri Lluka.