Ministria e Infrastrukturës në borxhe, më së shumti Bechtel & Enkas

Ekonomia July 03, 2018 - 13:25
Detajet

Zyra Kombëtare e Auditimit përmes raporteve të saj ka gjetur shkelje në disa prej institucioneve kryesore të vendit. Në një prej raportve ka gjetur shkelje edhe për Ministrinë e Infrastrukturës (MI), shkruan “Zëri.info”.

Sipas këtij raporti MI vetëm në vitim 2017 ka pasur obligime të papaguara në vlerë prej 22.588.872 euro, ku pjesa me e madhe prej tyre 15.535.336 euro kanë qenë borxhe ndaj Bechtel & Enkas.

“MI, ka shpalosur obligimet e papaguara në PFV për vitin 2017 në vlerë prej 22,588,872€, ndërsa obligimet e pa paguara në fillim të vitit 2017 ishin 15,535,336€, Pjesa më e madhe e obligimeve të papaguara (15,306,323€) i takojnë Bechtel & Enka dhe kanë të bëjnë me ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit. Këto obligime janë bartur për t`u paguar në vitin 2018”, thuhet në raport.

LEXO EDHE: Ministria e Infrastrukturës bën shkelje ligjore me ushtrues detyre si dhe favorizon minoritetet

Tutje në raport jepen edhe detaje tjera të këtyre obligimeve ta papaguara.

“Më tej, detyrimet kontingjente të prezantuara në PVF më 31.12.2017 janë 14,708,862€ ndërsa me 31.12.2016 ishin 14,407,675€. MI në koordinim më Avokaturën Shtetërore, është informuar për shumicën e detyrimeve/pretendimeve të pasqyruara në PFV 2017”, thuhet tutje në raport.

Në raport gjithashtu theksohet fakti se Ministria e Infrastrukturës nuk i ka paguar obligimet e veta në afatin e përcaktuar kohorë,

“Gjatë vitit 2017 obligimet janë rritur për 7,053,536€. Sipas zyrtarëve përgjegjës, arsye kryesore e krijimit të këtyre obligimeve ishte mungesë e buxhetit. Pagesa dhe raportimi i obligimeve - OB, duhet që çdo faturë të vlefshme ta paguaj brenda afatit kohor prej 30 ditësh kalendarike nga data e pranimit të faturës. Gjithashtu, OB janë të obliguara që në Ministrinë e Financave të raportojnë në baza mujore faturat e pranuara dhe të papaguara. Në dhjetë raste kemi vërejtur që faturat/obligimet ndaj furnitorëve në vlerë prej 3,588,671€ nuk ishin paguar brenda afatit prej 30 ditësh. Më tej, në dy raste kemi vërejtur faturat/obligimet ndaj furnitorëve në vlerë prej 1,044€ nuk ishin përfshi në raportet mujore të obligimeve”, thuhet në raport. ZËRI