Hoxha tregon nëse do ta marrë pagën me rritje apo jo

Ekonomia June 28, 2018 - 11:30
Ky është vendimi i ministres Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, nuk ka treguar nëse do ta marrë pagën me rritje apo jo, raporton zeri.info.

LEXO EDHE: Hoxha tregon se kur do të publikohet rekomandimi për vizat

E pyetur rreth kësaj, Hoxha ka thënë se bashkë me ministrat e tjerë janë duke e diskutuar këtë çështje dhe se shumë shpejt do të dalin me një vendim.

“Patjetër që këtë jemi duke e diskutuar me ministrat dhe do të marrim një vendim lidhur me këtë. Do t’iu informojmë”, ka deklaruar ajo në konferencën e sotme, raporton "Zeri.info".

Ndërkohë, ministri i Financave Bedri Hamza tashmë ka deklaruar se nuk do ta marrë pagën me rritje.

Kryeministri Ramush Haradinaj para pak muajsh pati marrë vendim që gjithë kabinetit qeveritar t’ia dyfishin e pagat./Zeri