Azemi: Nuk do të lejojmë falimentimin e NPB-së

Ekonomia June 25, 2018 - 13:43
Lexoni më shumë detaje

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe aksionari i Ndërmarrjes Publike Banesore, Egzon Azemi, tha sot se në asnjë mënyrë nuk do të lejohet të kapet NPB-ja, dhe të dërgohen në falimentim ashtu siç sipas tij po tentojnë të bëjnë pjesëtar të Partisë Social Demokrate raporton “Zeri.info”.

Image

“Sot drejtori i pronës, asamblisti që ka konflikt interesi me NPB-në, Bashkim Beha dhe anëtari tjetër Hajdar Hoxha, të cilin në çdo formë po duan ta rehatojnë në NPB, me dikur rreth 8 sigurime privat, pas orës 05:00 të mëngjesit, tentuan ta okupojnë këtë ndërmarrje, por fal rezistencës së punëtorëve të cilët e njoftuan menjëherë policinë, kjo ndërmarrje vazhdon të jetë publike”, tha Azemi, raporton “Zeri.info”.

Image

Ai mes tjerash bëri të ditur që Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka shkarkuar aksionarin e PSD-së, pikërisht për shkak të vërtetimit të shkeljeve. Por sipas ata përsëri kanë hyrë aq thellë saqë falsifikojnë dokumente të cilat po i vulosin me vula të drejtorive të Komunës.

Mes tjerash Azemi tha se nuk do të lejoj që të dëmtohet NPB-ja.

“Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë rikthimin e NPB-së, në buzë të falimentimit dhe në shërbim të interesave private, ashtu siç kanë tentuar të bëjnë edhe me disa ndërmarrje të tjera”, theksoi Azemi. /ZERI/

Image