Kosova do aplikojë si shtet vëzhgues në OBT

Ekonomia June 22, 2018 - 13:45
Lexo detajet

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani  ka marrë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për fillimin e procedurave për aplikimin e Kosovës për statusin e anëtarit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Ministri Bajram Hasani ka thënë se duke ditur rëndësinë e kësaj organizate, ata kanë bërë këtë propozim, duke thënë se marrja e këtij statusi hap rrugën për anëtarësimin e plotë në të ardhmen.