Ky është zyrtari që merr pagën më të lartë se Kadri Veseli

Ekonomia June 22, 2018 - 11:24
Lexo detajet

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala merr pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës si nënkryetar 32 mijë e 400 euro. Paga e tij del të jetë më e madhe se e kryetarit të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli merr pagë vjetore rreth 2 mijë euro më pakë. Veseli ka deklaruar pagën vjetore si kryetar kuvendi 30 mijë e 667 euro apo 1 mijë e 733 euro më pak sesa Kujtim Shala.

Por, derisa Shala nuk ka deklaruar fare mëditje (mund t’i ketë futur në kuadër të pagesë), Veseli ka deklaruar të hyra nga mëditja 2,225 euro.

Por, Shala ka larg më shumë të hyra të deklaruar se sa Veseli dhe kolegët e tij në krye të Kuvendit. Shala ka deklaruar se ka të hyra prej 6,000 euro nga Universiteti dhe një shpërblim 15 mije e 400 euro nga Akademia e Shkencave.

Ndërsa nënkryetari tjetër, Xhavit Haliti ka deklaruar pagën vjetore 27 mijë e 509 euro, apo 4 mijë e 891 euro më pak se sa kolegu i tij nënkryetar, Kujtim Shala.

Haliti përveç pagës vjetore, ka deklaruar edhe 2 mijë e 884 euro mëditje që merr nga puna në Kuvend.

Ndërsa rreth 200 euro më shumë se Haliti e 4 mijë e 700 euro më pak se Kujtim Shala merr edhe nënkryetarja tjetër, Aida Dërguti.

Ajo ka deklaruar pagë vjetore nga pozita e nënkryetares së Kuvendit 27 mijë e 706 euro. Ndërsa për mëditje Dërguti ka deklaruar se merr 2 mijë e 558 euro.

Ndërsa nënkryetari tjetër i Kuvendit nga Lista Serbe, Slavko Simiq ka deklaruar vetëm 22 mijë e 806 euro, rreth 10 mijë euro më pak se sa Kujtim Shala, ani pse mbajnë pozitat e njëjta.

E pagë dukshëm më të vogël si nënkryetare e Kuvendit merrë edhe Mufera Sinik nga grupi parlamentar 6+.

Ajo ka deklaruar pagën vjetore me vlerë 23 mijë euro apo 9 mijë e 400 euro më pak se sa Kujtim Shala që shënon rekord si nënkryetari më i paguar i Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit përbëhet nga kryetari dhe nënkryetarët.

Anëtërët e Kryesisë janë Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Kujtim Shala, Aida Dërguti, Slavko Simiq dhe Mufera Sinik./Kallxo.com