Prokurori bleu armë 1000 euro

Ekonomia June 17, 2018 - 17:08
Ja për cilin prokuror bëhet fjalë

Zef Prenrecaj, drejtor në Zyrën e Prokurorit Disiplinor posedon armë të 1 mijë eurove, raporton “Zeri.info”.

Veç pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, në formularët e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Prenrecaj ka deklaruar edhe armën llojin e të cilit nuk e ka specifikuar.

Banesa të cilën e ka deklaruar kap shifrën e 81 mijë e 987 eurove.

Ndërsa vetura që ai vozit, është e tipit “BMW” që vlen 8 mijë euro, raporton Zeri.Info.

Drejtori në Zyrën e Prokurorit Disiplinor (ZPD), është zhytur  edhe në borxhe për pasurinë që zotëron.

70 mijë euro është shuma e detyrimeve financiare të tij, ndaj bankave për blerjen e dy banesave.

Ndërsa, veç tyre ai ka deklaruar se është në kredi 30 mijë euro për renovim  dhe 2 mijë euro për një kredit kartel, visa.

Veç pasurisë së deklaruar Prenrecaj nuk qëndron keq as me të ardhurat e tij vjetore, raporton "Zeri.info".

Të hyrat e tij në vit kapin shumën e 12 mijë e 816 eurosh.

Pavarësisht kësaj, edhe familjarët e tij që jetojnë në vendet perëndimore i sigurojnë shumë të majme në pasurinë e tij.

Ai ka deklaruar 8 mijë e 100 euro të ardhura nga familjarët që i jetojnë jashtë vendit.

Por, Prenrecaj nuk i siguron këto të ardhura vetëm nga familjarët.

Në krijimin e pasurisë i ndihmojnë edhe familjarët e bashkëshortes, që ia sigurojnë 2 mijë euro në vit në formë huaje. /ZËRI/

Image