Lluka i reagon Hotit, e akuzon për dështim të Telekomit

Ekonomia June 14, 2018 - 12:50

Ministri i ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka reaguar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hotit, raporton “Zëri.info”.

Sipas Llukës, Hoti si ish-ministër i Financave nuk ka ndërmarrë asgjë për Telekomin dhe gjendjen e tij gjatë qeverisjes së kaluar.

“Gjatë mandatit të Qeveris së kaluar ju keni qenë ministër i Financave dhe keni kontrolluar disa Ndërmarrje Publike madje keni qenë aksionar edhe i Postës dhe Telekomit të Kosovës. Si ish-anëtar i komisionit të ndërmarrjeve publike, desha të pyes a është ngritur ndonjëherë diskutim për kontratën mes Z-Mobile dhe Valës. Po ashtu a jeni interesuar ndonjëherë për ankesat e Z-Mobile, a e keni ftuar ndonjëherë bordin e Telekomit për veprimet e dëmshme që i janë bërë Telekomit. Hoti a mund të më jepni përgjigje në këto pyetje”.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është vendosur Bordi i Telekomit, e i cili është në fazën e vlerësimit.

“Sot e kemi vendosur Bordin e Telekomit. Menjëherë është kërkuar nga Bordi që të bëhet një pasqyrë e punës, tani është në periudhën e vlerësimit e cila do të zgjasë gjashtë muaj dhe pastaj presim që të dalim me përgjigje”, ka përfunduar Lluka. /ZËRI