Ekonomia

Haziri e Bahtiri, trashëgimtarë të milionave

Haziri e Bahtiri, trashëgimtarë të milionave
13 qershor 2018 • 10 : 31

Lexo detajet

Pasuri prej miliona eurove kanë deklaruar kryetarë të komunave të Kosovës, derisa qytetarët që jetojnë nëpër komunat që ata i drejtojnë janë zhytur në varfëri të skajshme, shkruan "Zëri.info". 

Ndryshe prej bashkëpartiakëve të tij, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri nuk i ka krijuar milionat. Ai ka deklaruar se është trashëgimtar i milionave nga prindi i tij.

Një milion e gjysmë euro ai i ka të trashëguara, ku përfshihen toka e një banesë.

Njësoj sikur Muhaxheri, as Haziri nuk ka deklaruar veturë në pronësi. Një veturë e tipit “Hynday” është regjistruar si pronë e bashkëshortes, shkruan më tutje "Zëri". 

Miliona euro pasuri ka trashëguar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Mbi një milion e gjysmë euro ka nën pronësi të përbashkët ai.

Shtëpi 860 mijë euro, shtëpi tjetër 200 mijë, shtëpi 150 mijë, shtëpi në vlerë të njëjtë, tokë 6 milionë e 200 mijë të përbashkëta.

Bahtiri vozit “Audi Q7” të 10 mijë eurove, ndërsa paga vjetore e tij arrin në 15 mijë e 753 euro. /Zëri/ 

© zëri.info