Sa paguhen ambasadorët e Kosovës?

Ekonomia June 13, 2018 - 00:04
Lexo detajet

Ambasadorët njihen për luksin që e bëjnë në vendet ku ata janë dërguar si përfaqësues të shtetit të Kosovës.

Përveç pagave të larta që ata marrin nga Ministria e Punëve të Jashtme, edhe nga qiraja dhe shpenzimet e tjera janë tërësisht të liruar, shkruan Indeksonline.

MPJ nuk e ka një normë të pagesave sipas standardit të jetesës ku ambasadorët shërbejnë, por pothuajse ngjashëm paguhen pa marrë parasysh se ku ata kryejnë detyrën, Amerikë, Gjermani apo ndonjë vend tjetër, përcjell albinfo.ch.

Në deklarimet e pasurisë, ambasadorët kanë treguar për pagën mujore e disa edhe vjetoren. Ndërsa, ka prej tyre që nuk e kanë deklaruar fare.

Kështu, Sami Ukelli ambasador në Ambasadën e Kosovës në Austri, ka deklaruar pagën vjetore prej 40 mijë e 56 euro. Përveç kësaj, Ukelli ka deklaruar edhe mëditjet, shuma e të cilave është 1 mijë e 100 euro, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, ambasador në Bullgari, Shpend Kallaba në deklarimin e pasurisë tek paga vjetore ka bërë të ditur shumën mbi 46 mijë të pagës, saktësisht 46,171,80 euro e cila është me e larta nga të gjithë ambasadorët që janë deklaruar.

Më pak se ambasadorët me lartë, paguhen ambasadori në Maqedoni, Ylber Hysa. Në deklarimin e pasurisë, ai ka bërë të ditur të hyrat vjetore prej 38 mijë e 712 euro.

Ndërsa, Valdet Sadiku Ambasador në Serbi paguhet hiq më pak se 42 mijë e 203 euro në vit.

Në anën tjetër, ish-ministri Bernard Nikaj i cili është angazhuar si ambasador në Belgjikë paguhet kogja shumë. Ai në deklarimin e pasurisë, ka treguar se paga vjetore e tij që merr nga MPJ është 41 mijë e 390 euro.

Disa prej ambasadorëve, janë të ngarkuar vetëm përkohësisht. Kështu, Sylë Ukshin, ambasador në Shqipëri, ka shumë vjetore prej 36 mijë euro.

Luljeta Vuniqi, përfaqësuesja e Kosovës në Hungari ka pagë mujore prej 3, 616,54 euro. Përveç pagës, ajo ka deklaruar edhe mëditjet që merr, e që shuma e tyre është 427.80 euro.

Në anën tjetër, Vlora Çitaku e cila përfaqëson shtetin në Amerikë ka pagë mujore 3, 393,81.

Për dallim prej Çitakut, një ambasadore në Hungari ka pagën më të lartë se ajo. Vjosa Dobruna, ambasadore në Holandë paguhet gati 4 mijë euro, saktësisht, 3,800,86.

Pagë të lartë mujore ka edhe Skënder Durmishi, ambasador në Mal të Zi. Ai paguhet hiq më pak se 3 mijë e 814 euro.

Ndërsa, më pak se Durmishi, paguhet ambasadori në Slloveni, Nexhmi Rexhepi. Ai në deklarimin pasurisë, ka bërë të ditur pagën mujore që merr nga MPJ e që është 3 mijë e 400 euro.

Kurse, Gëzim Kasapolli ambasador në Kroaci paguhet për çdo muaj 3,450,29.

Ambasadori në Turqi, Avni Spahiu ka pagë prej 3 mijë e 740 mijë, ndërsa Lirim Greiçevci ambasador në Mbretërinë e Bashkuar ka pagë prej 3 mijë e 577 euro.