Ky është ministri milioner i Nismës

Ekonomia June 12, 2018 - 23:25
Lexo detajet

 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili vjen nga radhët e Nismës Social Demokrate, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

 Hasani ka një pasuri të paluajtshme, vlera e të cilave shkon 678 mijë e 700 euro.

LEXO EDHE: Kjo është deputetja më e 'varfër' e Kuvendit të Kosovës

Ai posedon disa trualle, njëra ka vlerën  200,000.00 euro, kurse një tjetër 9 mijë e 700 euro.

Kurse shifra e aksioneve të Hasanit në shoqëri komerciale është 621 mijë euro.

Hasani sipas deklarimit në AKK, ka edhe 25,000.00 euro të kursyera në një bankë.

Por, ai ka edhe disa kredi, njërën kredi ai e ka 100 mijë euro , të cilën e ka marrë gjatë vitit 2017-2018.

Image 
Image 
Image 
Image 
Image