Agron Mustafa bleu banesë 250.000 euro dhe ka mijëra euro depozita në banka amerikane (Dokument)

Ekonomia June 12, 2018 - 15:59
Lexo detajet

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, e ka lënë kompaninë publike rreth 70 milionë euro borxhe, përderisa ka rritur dukshëm pasurinë e tij private.

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, Mustafa gjatë vitit të kaluar ka blerë banesë në vlerë prej hiç më pak se 250 mijë euro, përderisa vlera e përgjithshme e pasurisë së tij të patundshme arrin në mbi 800 mijë euro, raporton portali “Zëri.info”.

Mustafa po ashtu ka deklaruar veturë në vlerë prej 31 mijë euro.

Ai po ashtu i ka deklaruar mbi 180 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare, prej të cilave mbi 10 mijë dollar amerikan në “Bank of America”, për të cilat ka shkruar se i ka huamarrje nga një familjar.

Njëkohësisht ai ka deklaruar mbi 160 mijë euro detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik, pjesa më e madhe e të cilave për blerje të banesës dhe të veturës.

Sa ka qenë në krye të Telekomit, Mustafa ka marrë pagë neto prej 4436 euro në muaj, apo mbi 53 mijë euro të pastra në vit dhe njëkohësisht rreth 1200 euro pagë mujore të bashkëshortes së tij, e cila po ashtu punon në Telekomin e Kosovës. /Zëri/

Image 
Image 
Image 
Image