Kryetari i Prizrenit 2,7 milionë euro pasuri

Ekonomia June 12, 2018 - 09:44
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka i prin listës së kryetareve më të pasur në Kosovë.

Ai në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar një pasuri prej hiç më pakë se 2,7 milionë euro, raporton zëri.info.

Haskuka ka vetë deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 300 mijë euro, shtëpi tjetër në vlerë prej 270 mijë euro, shtëpi dy objekte në vlerë prej 300 mijë euro, shitore 150 mijë euro, shitore 120 mijë euro, ara punuese toka 1,2 milionë euro, ara punuese 300 mijë euro, banesë 54 mijë euro, tokë bujqësore 33 mijë euro, raporton zëri.info.

Haskuka po ashtu në pronësi ka edhe dy vetura në vlerë prej 14 mijë euro. Ai po ashtu ka vetë deklaruar se bashkëshortja e tij është aksionare me 33 për qind në kompaninë “ Aplikative Research Solutions, Konsulencë”, deri sa para të gatshme në banke ka deklaruar se i ka vetëm 5 mijë euro, raporton zëri.info.

Image