Pal Lekaj flet pas skandalit 53 milionësh

Ekonomia June 08, 2018 - 17:19
Detajet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka mbajtur një konferencë me media pas skandalit prej 53 milionë eurosh, që Qeveria e Kosovës u detyrua t’ia paguaj kompanisë Bechtel & Enka për ndërtimin e Autostardës Prishtinë- Shkup.

Ai tha se zgjatja e punimeve është bërë nga 31 dhjetor 2018, deri në qershor 2019.

“Ministria e Infrastrukturës gjatë mandatit tonë, është duke kursyer 5.5 milionë euro nga zgjatja e këtij afati”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se kjo çështje do të zgjidhej, sikruse veprimet të ndërmerrëshin me kohë.