Pal Lekaj thërret konferencë për media, shkak milionat e Bechtel Enkas

Ekonomia June 07, 2018 - 19:09

Pasi që dështoi të argumentonte dhënien shtesë të 53 milionë eurove për kompaninë “Bechtel Enka” që po ndërton autostradën për Shkup, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vendosur që nesër të del në konferencë për media.

Konferenca, sipas njoftimit, do të mbahet në orën 17:00.

“Tema e konferencës është, “Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për aneks kontratën me “Bechtel & Enka”-n, për përfundimin e projektit të autostradës R6, Prishtinë – Hani i Elezit””, thuhet në njoftim.