Arrihet marrëveshja për sigurime sociale me Zvicrën

Ekonomia June 07, 2018 - 15:26
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Republika e Kosovës arrin marrëveshje për Sigurimet Sociale me shtetin zviceran.

Ministria e Punës njofton se të premten më 8 qershor bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurime Sociale në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert LEBET.

Marrëveshja do të nënshkruhet në Kabinetin e Ministrit të MPMS-së.