Kjo është marrëveshja me Bechtel-Enkan, që 'përplasi' Zharkun dhe Lekajn

Ekonomia June 06, 2018 - 22:28
Lexoni më shumë detaje

Qeveria e Kosovës po detyrohet t’ia paguaj kompanisë Bechtel-Enka 53 milionë euro si pasojë e vonesave që u bënë rreth ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ish-ministrit i Infrastrukturës në qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa, Lutfi Zharku, ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Bechtel-Enka kanë bërë marrëveshje të mëvonshme për shpenzimet për autostradën.

LEXO EDHE: Lekaj: Autostrada për Shkup kryhet në fund të këtij viti

Një gjë të tillë e ka mohuar Pal Lekaj, ministër aktual i Infrastrukturës.

Lekaj ka thënë se nëse vërtetohet se ka marrëveshje mes Qeverisë e Bechtel-Enka, do t’i marrë përgjegjësitë vetë.

Gazeta Express ka siguruar marrëveshjen të cilës i është referuar Zharku në “Pressing”.

Çfarë thuhet aty?

Neni 3, pika 4, e kësaj marrëveshjeje, thotë se “zgjatja e Kohës për Përfundimin bëhet me kërkesë të Punëdhënësit dhe në përputhje me Nën-klauzolën 8.4 (c) [Zgjatja e kohës për përfundimin] dhe 3.5 [Përcaktimet] e Kontratës”.

“Kostoja shtesë prej 14.778.654.87 eurosh ndaj Çmimit të Kontratës për zgjatjen e Kohës për Përfundimin është e parevokueshme dhe e pakushtëzuar dhe nuk llogaritet kundrejt rritjes prej dhjetë (10) për qind ndaj Çmimit të Kontratës që lejohet: (i) për punë shtesë, siç parasheh Ligji Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, dhe (ii) sipas Klauzolës 14.1(c) të Kontratës, pasi që nuk përbën Ndryshim”, parasheh më tej neni 3, pika 4 e marrëveshjes.

Image