Kurti: Me statutin e re për Trepçën disa asete rrezikojnë të likuidohen

Ekonomia June 05, 2018 - 13:01
Lexoni më shumë detaje

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka mbajtur konferencë për media ku kanë folur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti dhe ish drejtori i Trepçës, Nazmi Mikullovc.

Në këtë konferencë kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka folur për statutin e ri të Trepçës të miratuar nga Qeveria e Kosovës, shkruan "Zëri.info" 

"Gjatë takimit me Kryetarin e sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Shyqri Sadiku tha se ndiheshin te mashtruar nga statuti i ri i miratuar nga qëveria. Ai nuk është përpiluar nga bordi ashtu siç duhet por është servuar si i tillë nga Qeveria. Disa asete të Trepçës janë lënë anash me këtë statut dhe rrezikojnë të likuidim. Ne kërkojmë që Trepça të jetë pronë publike.

Tutje Kurti ka theksuar se për këtë parti Trepça nënkupton tri gjëra.

"Trepça përveç se histori e zhvillimit ekonomik dhe politik të vendit është edhe mundësi për zhvillim ekonomik. Trepça për ne është tri gjëra: Kapacitet industrial prodhuese, pasuri minerare dhe Organizatë e punëtorëve", ka thënë ai.

Për të gjitha këto Kurti e ka hedhur fajin tek Qeveria e Kosovës. Sipas tij Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë investime kapitale për Trepçën.

"Statuti është servuar nga Qeveria, një qeveri e cila nuk investon asnjë cent të Trepçë nuk mund të presim që të shkruaj statut të mirë 0 euro janë investime kapitale për Trepçën, pra nuk ka përkushtim", ka shtuar Kurti.

Në  anën tjetër ish-drejtori i Trepcës, Nazmi Mikullovci, ka thënë se e gjithë historia e ndritshme e Trepçës ka mbetur vetëm në histori pasi që me statutin e ri gjërat kanë ndryshuar.

Ai tutje ka shtuar se Trepça më pasurinë e saj është bërë e njohur në tërë botën dhe Kosovës i ka sjellë shumë zhvillim ekonomik.

"Mungesa e strategjisë dhe vizionit të zhvillimit të Kosovës shpesh flitet për zhvillimin e sektorit privat, kapitalit ekonomik por  çfarë po i ofrojmë dikujt për të investuar në Kosovë. Më këtë statut ajo e humb zhvillimin dhe e humb konceptin për të dërguar Kosovën shumë hapa përpara. Ky statuseve rregullon anëtarët e bordit. Prej tyre duhet me qenë 9. Një zgjidhet nga bordi. Tre duhet me qenë të komunitetit serbë e që ata e kanë refuzuar. Bordi ka vazhduar punën mirëpo i cunguar dhe kjo po e ndanë Trepcën në Ibrin e poshtëm dhe Ibrin Lartë", ka thënë Mikullovci.

Ai tutje ka folur edhe për 20% e punëtorëve të Trepçës, raporton "Zëri.info".

" 20% i punëtore aksionar, në Trepçë ka shumë punëtorë me statute të ndryshme dhe ligji nuk e definon kush janë ata punëtorë që do të përfitojnë nga 20%. Kjo mosqartësi po e ndanë Trepçën prej Ibrit dhe po e bënë gati për privatizim" ,ka thënë ai.

Sipas tij të gjitha këto gjëra po shkojnë drejt privatizimit të "Trepçës".

" Dhe e treta që Trepçën tjetër e qon në likuidim. Dhe aty ka njerëz që e shohin interesin gjatë likuidimit që të bëhen pronarë të pasurisë. Këto qeveri qe janë ndërrua njëra pas tjetrës ky unik dhe EULEX-i e pruri në fund Trepçën për të cilën kemi fol dhe kemi ëndërruar", ka përfunduar ai.

Ndër të tjera Kurti ka theksuar se gjatë ditës së nesërme në Kuvendin  i Kosovës më inicimin e VV-së do të mbahet tryezë diskutimi për statutin e ri të Trepçës.

Ai ka njoftuar se në këtë tryezë do jenë te ftuar, kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i ekonomisë, Valdrin Lluka, kryetarja e komisionit parlamentar për ekonomi, Sala Berisha Shala si dhe përfaqësues të Sindikatës së Trepçës. /ZËRI/