Jevtiq: Çështja e 'Trepçës' ndoshta zgjidhet në Bruksel

Ekonomia June 01, 2018 - 16:01

Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtië, beson se çështja e “Trepçës” ndoshta zgjidhet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Qeveria miratoi draft statutin e Trepçës dhe e përcolli atë në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim gjatë kësaj jave.

Sipas Jevtiqit, një vendim i tillë nuk e ka pëlqimin e përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Në këtë rast është me shumë rëndësi mendimi i përfaqësuesve të serbëve në veri të Kosovës i cili nuk është marrë para sysh. Ata nuk pjesë e këtij procesi dhe nuk kanë qenë të përfshirë në hartimin e statutit . Mendoj se kjo nuk është mirë dhe se është edhe një hap tjetër i njëanshëm. Ky është edhe një proces i marrjes së vendimeve bazuar në interesa një nacionale, gjë që nuk është mirë“, ka thënë ai, raporton RadioKim, transmeton Klan Kosova.

Sipas projekt statutit, qeveria e Kosovës zotëron 80% të aksioneve, ndërsa pronarët e 20% të aksioneve do të jenë punëtorët, në përputhje me ligjin e “Trepçës”.