Jep dorëheqje Gjukaj, Thaçi ushtrues detyre

Ekonomia June 01, 2018 - 12:37
Lexo detajet

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka dhënë dje dorëheqje nga pozita. Dorëheqjen e Gjukaj e ka aprovuar edhe Bordi i Drejtorëve i Korporatës, i cili po ashtu ka marrë vendim që ushtrues detyre të drejtori ta caktoj zëvendësdrejtorin aktual, Nijazi Thaçin. 

Bordi i drejtorëve dhe kryetari i Bordit Faruk Hajrizi, pas aprovimit të kërkesës e ka falënderuar atë për kontributin e dhënë në korporatë gjatë punës së tij 10-vjeçare.

“Sot ne mbledhjen e rregullt të Bordit është pranuar dorëheqja me shkrim nga drejtori menaxhues z. Arben Gjukaj. Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën e tij dhe njëherësh ka falënderuar z. Gjukaj për punën 10 vjeçare dhe kontributin e tij dhënë në korporatë gjatë kësaj periudhe duke i dëshiruar suksese në detyrat e reja brenda korporates”, thuhet në njoftim.