ProCredit Bank shënon rritje të vlerësimit kreditor afatgjatë nga BB- në BB

Ekonomia June 01, 2018 - 09:38
Lexo detajet

Këtë vit, ProCredit Bank në Kosovë, sipas vlerësimeve të Fitch Ratings renditet një pozitë më lartë krahasuar me vitin e kaluar, nga BB- në BB, e cila vërteton edhe njëherë qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e lartë në tregun kosovar.

Vlerësimi i qëndrueshmërisë kreditore të Bankës ProCredit në Kosovë pasqyron menaxhimin sistematik të rrezikut dhe mirëmbajtjen e cilësisë së lartë të aseteve, respektivisht mbi mesataren e sektorit bankar, me një pjesëmarrje prej 21% të tregut bankar vendor. Rrjedhimisht performanca financiare e ProCredit Bank Kosova sipas Fitch Ratings mbetet shumë e qëndrueshme.

"Afirmimi i vlerësimit të bankës ProCredit në Kosovë është një votë e besimit në strategjinë e bankës në funksion të mbështetjes financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme; reflekton konfirmim të stabilitetit tonë si një institucion financiar si dhe dëshmon për shkallën e lartë të respektimit të praktikave  dhe standardeve më të mira ndërkombëtare bankare” ka thënë Ilir I. Aliu, drejtor i përgjithshëm në bankën ProCredit në Kosovë.

Qëndrueshmëria e lartë e Bankës ProCredit në Kosovë është gjithashtu meritë e ProCredit Holding, aksionarit kryesor të bankës, – me shkallë vlerësimi të konfirmuar këtë vit  BBB, e cila zbaton një politikë të kujdesshme të menaxhimit të riskut në secilën nga bankat e grupit.

Fitch Rating është agjencion ndërkombëtarë për vlerësim kreditor i bankave dhe institucioneve tjera financiare dhe njëri nga tri agjencionet më të mëdha që merren me vlerësim të pavarur të vlerësimit kreditor sipas standardeve ndërkombëtare të krahasueshme.

Fitch Ratings i cili vlerëson në baza vjetore edhe ProCredit Bank në Kosovë.