Votohen 6 anëtarët e Bordit të AKP-së

Ekonomia May 31, 2018 - 10:56
Lexoni më shumë detaje

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është votuar për Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit raporton “Zeri.info”.

Me 46 vota për dhe 18 kundër janë miratuar 6 anëtarët e bordit për Agjencinë Kosovare të privatizimit.

Në anën tjetër në seancën e sotme pritet që të mbahen edhe tri interpelanca të kryeministrit Haradinaj, dhe një ndër pikat ka të bëjë me shkarkimin e nënkryetares së Aida Dërgutit, me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje. /ZERI/