Ministria e Mjedisit me strategji të re për mbeturina

Ekonomia May 30, 2018 - 19:18
Lexoni më shumë detaje

Në Kosovë së shpejti do të fillojë të zbatohet strategjia e re për menaxhimin e  mbeturinave, shkruan “Zëri.info”.

Kjo është bërë e ditur në kuadër të organizimit në javën për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Këshilltari politik i ministres Albena reshitaj, Leutrim Sahiti, gjatë fjalimit të tij në panel ka konfirmuar se me iniciativën e ministres Reshitaj, së shpejti do të hartohet një strategji e re për menaxhimin e mbeturinave.

“Ke iniciativën e ministres Reshitaj, më qëllim të largimit të këtyre deponive shumë shpejtë do të nxjerrim strategjinë e re për menaxhimin e mbeturinave, kemi krijuar Komitetin Drejtues për Sektorin e Menaxhimit të Mbeturinave në kuadër të së cilit do të bëhet zhvillimi i kapaciteteve të eksperteve në nivel lokal dhe qendror, rishikimi i tarifave, menaxhimi i te dhënave nga mbeturinat, monitorimi dhe raportimi etj”, ka thënë Sahiti.

Në këtë panel janë diskutuar edhe një sërë ndryshimesh tjera.

“Veprime tjera që kemi filluar janë ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për Gjobat Mandatore, krijimi i Policisë së Gjelbër, themelimi i Eko- Fondit, Lansimi i fushatës për largimin e deponive ilegale nga 5 Qershor e cila do të vazhdojë gjatë tërë vitit, fushata për ngritjen e vetëdijesimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor”, ka thënë tutje Sahiti. /ZËRI