Gjykata vërtetoi se nuk ka pasur mashtrim të konsumatorëve në rastin Kohler

Ekonomia May 28, 2018 - 16:13
Detajet

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vërtetuar se nuk ka pasur mashtrim të konsumatorëve në rastin Kohler, shkruan “Zëri.info”.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një komunikate për shtyp, nga KEDS.

Ja komunikata e plotë e tyre:

Ne e përshëndesim vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila e provon pafajësinë ndaj akuzave për mashtrim në rastin e njehsorëve Kohler.

Ky vendim e vërtetoi se as kompania jonë, e as punëtorët tanë nuk kanë qenë të përfshirë në ndonjë aktivitet mashtrues. Kompania jonë është e përkushtuar që të ofrojë shërbime kualitative dhe do të vazhdojë të punojë me këtë princip edhe në të ardhmen gjithmonë duke respektuar pa kompromis të gjitha ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

Sa i përket vendimit keqpërdorim të detyrës, ne besojmë fuqishëm se punëtori ynë ka vepruar në përputhje të plotë me ligjet në fuqi dhe besojmë me bindje se kjo do të vërtetohet edhe në Gjykatën e Apelit. /ZERI