Pensionet që po e ‘gërryejnë’ buxhetin e shtetit

Ekonomia May 28, 2018 - 13:25
Lexoni më shumë detaje

Kosova prin në rajon për shpenzimet e mëdha në financimin e skemave të ndryshme sociale.

Vetëm gjatë këtij viti, nga buxheti i shtetit do të shpenzohen rreth 400 milionë euro në skema të ndryshme sociale.

Kjo matje është bërë nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP).

LEXO EDHE: SBASHK-u : Nëse i kemi 13 skema sociale, çka nëse shtohet e 14-ta

Në hulumtimin e përgatitur nga ky institut “Ndikimi buxhetor i ligjit për punëtorët e arsimit shqip të viteve 90”, bëhet e ditur se në vitin 2018, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), do të shpenzojë rreth 400 milionë euro në skema të ndryshme sociale, raporton Zëri.Info

“Në bazë të klasifikimit funksional të buxhetit për vitin 2018, kategoria “mbrojtja sociale”, përbën kategorinë e dytë të shpenzimeve pas çështjeve ekonomike. Kjo kategori e shpenzimeve është dyfish më e lartë se shpenzimet në shëndetësi”, bëhet e ditur tutje në raport.

Duke parë këtë rritje të skemave sociale, në bazë të kategorive si dhe aprovimin e ligjeve të veçanta, për kategori të ndryshme, GAP kërkon nga Qeveria e Kosovës, të rishikojë të gjitha skemat sociale sidomos pensionet në bazë të kategorive, duke aprovuar një ligj të ri bazik për pensionet e financuara nga shteti, ku përfshihen këto kategori, raporton Zëri.Info.