Në Prishtinë përfundojnë dy projekte të rëndësishme elektrike

Ekonomia May 23, 2018 - 16:03
Detajet

Rreth 10.000 konsumatorë nga Mazgiti i Obiliqit, dhe Mati 1 në Prishtinë kanë përfituar nga implementimi i projekteve të KEDS,  të cilët si qëllim kanë  përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për këto lokacione, transmeton “Zëri.info”.

Në një komunikatë për media KEDS njofton se në këto vende janë shtrirë kabllo të cilat mundësojnë furnizim me energji elektrike më stabile.

Në fshatin Mazgit të Obiliqit, KEDS ka shtrirë kabllon 35 kV, që është 2,016 metra e gjatë. Kjo kabllo zëvendëson kabllon e vjetër që ka qenë edhe e dëmtuar. Rëndësia e këtij investimi është sepse përmes kësaj kablloje ndikohen 6,000 konsumatorë që furnizohen nga nënstacioni 5/10 kV Mazgiti.  Konsumatorët që furnizohen nga kjo lidhje tash kanë energji elektrike më stabile.

Edhe në lagjen Mati 1 KEDS ka shtrirë kabllon 10 kV me gjatësi 1,510 metra që ka mundësuar të realizohet unaza ndërmjet dy daljeve të Prishtinës. Nga kjo kabllo e re kanë përfituar 3,500 konsumatorë, që tash do të kenë furnizim më të mirë me energji elektrike.

Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala ka thënë që këto dy projekte në këto lokacione kanë rëndësi të madhe për konsumatorët. Ai tha që KEDS është i përkushtuar ti përgjigjet kërkesave të konsumatorëve dhe të përmirësoj infrastrukturën energjetike.

“Investime te tilla, prej te cilave përfitojnë direkt mijëra konsumatorë janë prioritet i KEDS-it. Këto dy projekte kanë rëndësi të madhe si për konsumatorët, ashtu edhe për vet KEDS-in, sidomos kur merren parasysh veçoritë që i karakterizojnë. Mazgiti është një nga nyjet kryesore distributive për energji elektrike, pasi prej atij nënstacioni furnizohet një pjesë e konsiderueshme e popullatës, përderisa Mati është lagjja me zgjerimin më të shpejtë në Kosovë. Këto janë tregues i qartë se KEDS, trendeve të zhvillimit te popullatës po i përgjigjet me zhvillimin e infrastrukturës energjetike në të njëjtën kohë”, tha Viktor Buzhala.

Këto dy  projekte janë realizuar nga ekipet e KEDS në Kastriot dhe Prishtinë.

KEDS vazhdon të investojë dhe të rinovojë rrjetin energjetik sipas Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes në të gjithë territorin e Kosovës.

Image

Image

Image

Image

Image

Image