Zyra e Presidentit shpenzoi 1,843€ për pjesët e veturës të cilat nuk ishin në kontratë

Ekonomia May 22, 2018 - 10:08
Lexoni detajet

Shkelje të shumta ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit te pasqyrave financiare për zyrën e Presidentit (ZP) të Kosovës gjatë vitit 2017. 

Sipas auditorit në vitin 2017, zyra e presidentit kishte kontrata me dy OE për mirëmbajtjen e veturave zyrtare. 

Në të dy rastet me kushtet të kontratave lejohej që për pjesët të cilat nuk ishin përfshirë individualisht por që janë pjesë e vargut zingjiror të prishjeve të cilat evidentohen me diagnostikim elektronik pagesat për ato pjesë realizohen vetëm pas vlerësimit të komisionit të caktuar dhe duke u bazuar në çmime të tregut, raporton Zëri.Info.

“ZP-ja me datë 22.06.2017, kishte realizuar një pagesë në vlerë 2,292€ për mirëmbajtjen e veturës, ku 80% e kësaj fature (1,843€) ishte realizuar për pjesët të cilat nuk ishin të parapara në kontratë (dirigjues komplet, zinxhirë komplet etj), dhe për të njëjtat nuk ishte formuar komisioni për vlerësim të diagnostikimit elektronik, për më tepër nuk kishte dëshmi se është bërë analizë e çmimeve të tregut. Rast i njëjtë ishte edhe për pagesën e pjesës ‘’Bond & Lens” e cila ishte ndërruar vetëm me diagnostikim elektronik”, thuhet në raportin e ZKA-së, raporton Zëri.Info.

Sipas auditorit furnizimet e shumta jashtë kontratave për ketë lloj shërbimi janë si pasoj e specifikacioneve të mangëta tek kontratat për mirëmbajtje të automjeteve.

“Specifikime të mangëta teknike në kontratat për mirëmbajtje të veturave, shpien në pagesa të parregullta, jashtë kushteve të kontratës, e të cilat mund të shkaktojnë pagesa me të larta se çmimet e tregut duke shmangur konkurrencën, si dhe marrjen e vlerës së dobët për paranë e dhënë. Rekomandimi 5 Sekretari i Përgjithshëm duhet të siguroj kontrolle efektive në mënyrë që të evitohen këto dobësi, dhe në të ardhmen të bëjë përpjekje në hartimin e specifikiacioneve me të detajuara teknike në mënyrë që pagesat të behën në pajtueshmëri me kushtet kontraktuale, duke mundësuar menaxhim të duhur të shpenzimeve për mirëmbajtjen e veturave zyrtare”, thuhet në raportin e auditorit, raporton Zëri.info / Zëri