Ekonomia

Lluka: Telekomi ka para për rroga vetëm edhe për dy muaj

Lluka: Telekomi ka para për rroga vetëm edhe për dy muaj
21 maj 2018 • 23 : 03

Detajet

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se zvogëlimi i pagave në Telekomin e Kosovës është i pashmangshëm.

Por, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë, në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, Lluka ka mohuar se pagat në Telekom do të ulen për 40 për qind.

Ai ka thënë se ende nuk është caktuar se për sa për qind do të zvogëlohen pagat në Telekom.

Ajo që është e sigurt, deri më tani, sipas tij, është vetëm zvogëlimi i pagave, për stabilizimin e gjendjes në Telekomin e Kosovës.

Duke shpjeguar gjendjen e rëndë në Telekom, ministri ka thënë se kjo ndërmarrje ka para për rroga për vetëm edhe dy muaj të tjerë.

 

© zëri.info